Ekipi i Shërbimit të Vazhdueshëm Profesional nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, duke ua kontrolluar tensionin e gjakut kalimtarëve në Ditën Botërore të Zemrës.
Koordinatorja për Edukim Shëndetësor në Komunën e Vitisë, Fatime Bekteshi tha se përveç kësaj kalimtarëve po iu jepen edhe këshillime dhe fletëpalosje me këshilla e rekomandime e si ta mbajnë shëndetin e mirë e sidomos zemrën e shëndoshë.
“Ushqehuni shëndetshëm, merruni me aktivitete fizike, mos pini duhan dhe alkool, bëni vizita të rregullta mjekësor”, ka rekomanduar Bekteshi.

Leave A Reply