Në Viti koalicioni AAK-PSD, tashmë i ka caktuar emrat me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Faruk Nura, Samet Dalipi dhe Salih Salihu do të jenë kandidatët e koalicionit në fjalë nga Vitia në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Kjo është konfirmuar sot pas një takimi që është mbajtur në ambientet e degës së AAK-së në Viti, të udhëhequr nga kryetari Faruk Nura, ku merrnin pjesë edhe strukturat partiake nga niveli qendror i dy subjekteve në garën zgjedhore.
Faruk Nura, si nikoqir i këtij takimi ka thënë se janë dakorduar që të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore t’i kenë të përbashkëta.


