Kryetari i LDK-së në Viti dhe kryetar i komunës, Sokol Haliti, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, se sot në Viti do të vijë kandidatja për kryeminstre të vendit,  Vjosa Osmani.

“Të nderuar qytetarë të Vitisë!
Anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sot qytetin tonë e nderon me vizitën e saj kandidatja për kryeministër të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Prandaj ju ftoj që bashkë me ju më 28.08.2019 në ora 18:00 në sheshin e qytetit të Vitisë ta presim kryeministrën e ardhshme të Kosovës, Vjosa Osmanin”, thuhet në njoftimin e kryetarit Haliti.

 

Leave A Reply