Policia e Kosovës po kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që gjatë drejtimit të makinës mos ta përdorin telefonin dhe ta respektojnë kufizimin e shpejtësisë.
“Apel nga policia. Respekto kufizimin e shpejtësisë. Përqëndrohu në ngasje, jo në telefon. Vendose rripin e sigurisë. Vozit me kujdes, mos shpejto, familja ju pret”, thuhet në mesazhin dërguar qytetarëve të Kosovës.


