Festim Alidema, nga Pozherani, ka nisur karrierë të re në arenën ndërkombëtare të futbollit në Kroaci. Ai prej sot edhe zyrtarisht  është bërë pjesë e KF “Slaven Belupo” nga Koprivnica, që bën gara në Superligën kroate.

Festimi ka thënë se është shumë i lumtur për këtë transfer. “Do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e njerëzve që më kanë sjellë këtu dhe të gjithë së bashku t’i arrijmë qëllimet që kemi përpara.  Kam ardhur të jap gola dhe të ndihmojë ekipin të arrijë fitore”, ka thënë Festim Alidema, shkruan faqja zyrtare e klubit të tij të ri, duke i uruar mirëse ardhje talentit vitias.

Festim Alidema njihet si golashënues i rrezikshëm. Ai karrierën e ka nisur tek Vllaznia e Pozheranit, pastaj e vazhdoi te Llapi, prej nga u transferua te Slaven Belupo.

 

Leave A Reply