https://www.facebook.com/181419081857/posts/10156924807126858/

Teatri “Adriana” i Ferizajt vjen sot para publikut në Viti me komedinë  “Kopraci” të Molierit, me regji të Elmaze Nurës.

Shfaqja jepet nga ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës në Viti, në kuadër të Ditëve të Skenës Teatrore.

Dje është shfaqur komedia “Vrapo pas gruas tënde” e Rey Conay, nga Teatri i Gjlanit, me regji të Ekrem Sopit.

Nesër në program do të jetë komedia “Vëllazëri e interes” e Kristo Floqit, nga Teatri i Qytetit të Vitisë, në regji të Avdi Lutfiut.

 

Leave A Reply