Në moshën 51 vjeçare, ka ndërruar jetë, sot, gazetari Ibrahim Sefedini.
Ai për disa vjet me radhë ka qenë korrespondent nga Vitia i Gazetës “Koha Ditore” dhe po ashtu ka qenë pjesë e shoqërisë civile në këtë komunë. Ka punuar edhe në disa mediume të tjera si: “Kosovalive”, “Epoka e Re”, ‘Radio Zëri i Pozheranit”, RTV “Iliria”, etj.
Përveç si gazetar, Ibrahimi ishte edhe pjesëmarrës i shumë organizimeve kulturore dhe sportive në nivel lokal. Ishte shumë aktiv në shoqërinë civile, pjesë e debateve të ndryshme për lirinë e mediave, qeverisjen e mirë dhe demokracinë, përmes OJQ “Elita”.
Sefedini vuante nga një sëmundje e rëndë prej të cilës po trajtohej në Francë.


