Në fshatin e tij të lindjes, Slifteraj i është dhënë lamtumira e fundit fotografit të njohur Mexhit Sadiku, i cili si pasojë e një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta mbrëmë në moshën 53 vjeçare.
Sadiku nga opinioni vitias dhe më gjerë, njihej si mjeshtër i fotografisë, i cili me objektivin e tij, përveç fotografive të ndryshme, kishte dokumentuar edhe gjenocidin serb mbi popullatën shqiptare. Në koleksionin e tij, sot gjenden fotografi qysh nga demostratat që ishin organizuar nga populli shqiptar, e deri tek masakrat që ndodhën në luftën e viti 1999.
Sadiku njihej si njeri i urtë, dhe i përkushtuar në profesionin e tij mbi 30 vjeçar. Si rezultat i kësaj, sot mijëra familje mbajnë të fiksuara momentet më të mira të jetës së tyre të realizuara nga dora e tij ./PlusTv/


