Kryetari i Degës së PDK-së, në Viti, Bekim Azizi, ka uruar besimtarët, me rastin e Festës së Bajramit.
“Të dashur qytetarë të besimit islam të komunës së Vitisë! Më lejoni që në emrin tim dhe të Degës së PDK-së në Viti t’ju uroj festën e Fitër Bajramit, me urimet më të mira që paqja, toleranca, respekti dhe solidariteti mes njëri-tjetrit të jenë vlera themelore të shoqëris sonë.
Historikisht këto vlera na kanë mbajtur gjallë dhe të pathyer si komb, andaj uroj që edhe kjo festë të na gjejë sa më të bashkuar dhe me sa më shumë dashuri mes njëri-tjetrit. Urime Festën e Fitër Bajramit. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe ua shtoftë të mirat! I juaji, Bekim Azizi-Kryetar i PDK-së në Viti”, thuhet në urim.


