Të dielën, nga ora 12:00, në Viti, do të inaugurohet shtatorja e dëshmorit Bafti Haxhiu. Ajo do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, afër rrugës që qon në Kabash. Ceremonia zyrtare do të organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Përveç inaugurimit të shtatores, për nder të 20-vjetorit të rënies së dëshmorit Bafti Haxhiu, do të ketë edhe aktivitete tjera.


