Në mbedhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është marr vendim për dy kyçje të reja në atustradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në fshatin Gërlicë dhe tjetra në Zonën Industriale në Ferizaj.
Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Infrastrukturës për inicimi e procedurave për realizimin e këtyre dy kyçjeve përmes negocimit të drejpërdrejt me kompaninë “Bechtel Enka”, për të evituar procedurat e stërzgjatura të prokurimit.
Këtë vendim e kanë përshëndetur kryetari i Vitisë Sokol Haliti, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës Sali Salihu, zv/ministri Faruk Nura etj.


