Nesër fillon Muaji i Ramazanit. Me këtë rast, përfaqësues fetarë e politikë, kanë uruar besimtarët. Myftiu i Kosovës Naim Tërnava në mesazhin e tij është lutur për paqe, duke thënë se ky është një moment reflektimi për ndaljen e gjakderdhjes dhe konflikteve në vende të ndryshme të botës.

Ramazani është muaji i mëshirës, rahmetit e solidaritetit, ndaj edhe gjatë këtij muaji ju ftoj që të lutemi që ky muaj i madh, posaçërisht me ibadetin e agjërimit, të jetë një reflektim për ndaljen e konflikteve, trazirave e gjakderdhjeve në vatrat e krizës, e njerëzimi të jetoj në paqe e lumturi.

Besimtarët i kanë uruar edhe kryeministri Haradinaj, presidenti Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të shtetit. Kurse, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti thënë në urimin e tij, se në këtë muaj i cili është i njohur për solidaritetin dhe për pastërtinë e tij njerëzore ne duhet të jemi edhe më pranë njërit tjetrit.

“Komuna e Vitisë është një komunë e cila si vlerë të përbashkët ka bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare dhe ndëretinike”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.

 

 

Leave A Reply