Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve-1 Qershorit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur një delegacion të nxënësve të shkollave fillore të komunës së Vitisë. Kryetari Haliti ka njoftuar ata me aktivitetet komunale dhe Zyrës së kryetarit, njiherit i është përgjigjur edhe pyetjeve të nxënësve.

Po ashtu, nxënësit kanë vizituar edhe ambientet e sallës së Kuvendit komunal, ku janë pritur nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira. Kryesuesi Pira i ka njoftuar me funksionimin e Asamblesë komunale, për përbërjen, misionin e këtij Institucioni në marrjen e vendime të rëndësishme etj. Gjithashtu, nxënësit parashtruan një varg pyetjesh rreth funksionalizimit të Kuvendit Komunal.

Për nder të kësaj dite të shënuar edhe Stacioni Policor në Viti ka organizuar pritje për fëmijët. Vitizita është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport/Sektori i rinisë me nxënësit e 6 shkollave. Nxënësit kishin një interesim të madh lidhur me punën e policisë. Në këtë rast komandanti i policisë ju përgjigj pyetjeve të shumta nga fëmijët.

Leave A Reply