Në Qendrën e Kulturës në qytetin e Fierit u promovua libri “Libri na bashkoi-Smira dhe Libofsha“ me autorët, Nazif Laçi dhe Tefta Deda.
Libri përshkruan zhvillimin e ngjarjeve kronologjike të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shkollës 9 vjeçare “Anastas Laska “ në Libofshë dhe shkollës “ Dëshmorët e 5 Prillit “ në Smirë.
Libri iu ofron lexuesve aktivitetin njëvjeçar të bashkëpunimit , arritjet , sukseset dhe talentet e dy shkollave.


