Artistët e rinj të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, së bashku me arsimtaren e Artit Figurativ kanë ofruar në shitje pikturat në pëlhurë, të ekspozitës së vitit të kaluar në mënyrë që me parat e fituata të blejnë materialin me të cilin do të bënin një ekspozitë të re para Ditës së Shkollës, më 5 prill 2019. “Këto punime janë vlerësuar me vlere monetare. Gjithë të interesuarit mund të lajmërohen te ky grup i nxënësve, mundësisht pa u vonuar”, shkruan në postimin e shkollës në rrjetet sociale.


