Një grup i nxënësve të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prilit”, në Smirë, po tërheqë vërejtjen për rreziqet nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Vesa Salihu dhe Bleron e Agnesa Sejdiu, nxënës të klasës IX, përmes një video prezantimi iu kanë folur të pranishmëve për historikun dhe përbërjen e fishekzjarreve. Mirëpo, qëllimi kryesor i projektit është vetëdijesimi i fëmijëve për pasojat që mund t’i kenë nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Ky projekt i cili u zhvillua në kuadër të aktiviteteve nga Kimia me bashkëpunim edhe nga arsimtari i lëndës,Tajar Hyseni, është kuptuar nga të gjithë si rikujtim me vend, sidomos në prag të festave të fundvitit.

“Projekti i përgatitur nga një grup i nxënësve të shkollës sonë, dërgoi mesazh të qartë te të pranishmit për rrezikun që u kanoset nga përdorimi i mjeteve piroteknike (fishekzjarreve). Ju lumtë nxënës!”, ka shkruar udhëheqja e shkollës në profilin e shkollës në Facebook.

Leave A Reply