Grupi “Letrarët e rinj”, i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, ka prezantuar punimet artistike të njëzetenjë nxënësve nga Kl. IV deri ne Kl IX.
Ora letrare me moton: “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”, është mbajtur në kuadër të aktiviteteve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, e cili u mbështet nga arsimtarët e lëndës Sami Shabiu dhe Fitore Ibishi.
“Ora letrare e organizuar nga Këshilli i nxënësve i shkollës sonë e arriti qëllimin. Ishte një organizim i shkëlqyeshëm, shumë nxënës u paraqitën me punime të tyre për çka u duartrokitën nga të pranishmit. Meritor për këtë janë nxënësit dhe mbështetësit e tyre. Një faleminderim i veçantë edhe KFOR-it smerikan që ishin prezent në këtë organizim”, ka shkruar drejtori Xhavit Sahiti ne profilin e shkollës në Facebook.


