Ramadan Asllani përmes një postimi në mediat sociale, ka falënderuar publikisht të gjithë që e ndihmuan dhe donatorët që e mundësuan botimin e librit të tij të fundit “Smira-komunikime onomastike”.

“Të nderuar smirakë, mikesha e miq! Për të qenë transparent për donacionet e dhëna për librin tim shkencor onomastik “SMIRA – komunikime onomastike”, që sapo u botua, po japim emrat dhe mbiemrat, përkatësisht edhe bizneset e tyre. Faleminderit baci Fehmi (Ramadani)  dhe Prof. Enver (Bajrami) që e bëtë të mundur mbledhjen e tyre për botimin e librit, si dhe donatorët!  Autori u është mirënjohës!”, ka shkruar Ramadan Asllani në llogarinë e tij në Facebook.

Leave A Reply