Mërgimtari smiras, Mirali Shabani, ka sjellë akoma pajisje dhe rekuizita sporti për nevojat e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Kësaj here dhurata e tij përmban 4 çanta me trenerka (tuta), fanela komplet, çorapë, shishe uji, mbrojtëse për të gjitha klasët etj.
Shkolla e ka falënderuar Miraliun, në statusin e saj në Facebook, për këtë gjest fisnik.


