Video me telefon:  Idriz Ramadani.

Sipërfaqe të tëra, rrugë, hapësira publike, prona private e oborre janë vërshuar nga uji, pas reshjeve të dendura të shiut, të martën pasdite, në Smirës dhe Komunën e Vitisë. Madje rruga kryesore e Smirës u shndërrua në “lumë” të vërtetë, duke vështirësuar qarkullimin normal të automjeteve dhe njerëzve. Rrebeshet  me intensitet të lartë nuk kanë pushuar për gati 2 orë, duke shkaktuar edhe dëme, sic është rasti me familjen Ramadani, afër varrezave përskaj rrugës kryesore.

Leave A Reply