Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” ka njoftuar se ka marrë lajmin që është përfituese e një projekti të financuar nga Banka Botërore në vlerë prej 10.000 dollarësh.
Shkolla ka falënderuar ekipin punues të përbërë nga: Erolinda, Tajari, Bashkimi dhe Xhaviti që punuan me përkushtim në realizimin e këtij qëllimi.
Sipas njoftimi të postuar në Facebook, projekti parasheh furnizimin e shkollës me projektor, laptop, trajnim (ECDL) dhe financimin e revistës shkollore “Jehona” për dy vite.


