Mërgimtari smiras me qëndrim në Gjenevë, Lah Jashari, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të mësimit, iu ka dhuruar nga një laps të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Shkollë Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Shkolla përmes një postimi në Facebook, e ka falënderuar Lahin për këtë gjest fisnik, i cili dëshmon përkushtimin e tij për emancipim dhe zhvillim.


