Sylejman Shabiu ka mbajtur sot orët e fundit të Gjuhës Shqipe, duke e përfunduar karrierën e tij mbi 40 vjecare. Në respekt të shkuarjes së tij në pension, drejtoria e shkollës bashkë me kolegët i kishin përgatitur një takim përshëndetës.
Drejtori i SHFMU ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti e vlerësoi me karrierën e bujshme të Sylejman Shabiut si ish-arsimtar i tij. ‘Arsimtari Sylë ka qenë punëtor i dalluar, njeri i saktë dhe me principe. Mbi të gjitha ai shquhet si pedagog që ka arsimuar dhe edukuar shumë gjenerata’, ka thënë ai.
Drejtori i Arsimit në Viti, Qahil Sinani, ka vlerësuar lart punën dhe kontributin që mësimdhënësit kanë dhënë në procesin edukativo-arsimor. ‘Puna e tyre nuk mund të kompensohet me asgjë, sepse arsimi është bazë e shoqërisë dhe të gjithë mësimdhënësit që shkojnë në pension le ta mbajnë kokën lart për sakrificën që e kanë bërë në vitet `90’, ka thënë ai.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Shkollës, Emrush Azizi ka thënë se arsimtari Sylë jo vetëm tash por edhe në të kaluarën ka dhënë kontribut të madh, jo vetëm për shkollën por edhe për fshatin. ‘Për një kohë kemi mbajtur gjallë jetën e fshatit, shkollës, shëndetësisë, sportit e kulturës’, ka thënë Azizi.
Afrim Salihu në emër të Këshillit të Fshatit i ka adresuar fjalë të mira Sylejman Shabiut dhe të gjithë mësimdhënësve, të cilët e kanë bartur barrën kryesore për një kohë të gjatë. ‘Unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë punën e arsimtarit Sylë edhe si ish-kujdestar i imi. Nuk e di a do të mundemi si shoqëri ndonjëherë ta vlerësojmë kontributin e këtyre njerëzve’, ka thënë Salihu.
Arsimtari Sylë i ka përshëndetur drejtorin, kolegët dhe të jerët për bashëpunim të mirë, por edhe prindërit që ia kanë besuar fëmijët e tyre për të punuar me ta. ‘Ndihem mirë që nga kjo shkollë kanë dalur gjenerata të dijes të profileve të ndryshme që kanë treguar suksese edhe jashtë vendit. Kërkoj suksese edhe më të mëdha. Ne e ndiejmë veten mirë, kur ju jeni mirë’, ka thënë arsimtari Sylë.
Nxënësit e arsimtarit Sylejman Shabiu në shkrimin që kishin përgatitur për të thanë se butësia, afërsia dhe sinqeriteti i tij i ka bërë ata të sigurt drejt një fillimi të ri, drejt formimit të personalitetetit të tyre. Poashtu për të u dedikuan dhurata e mirënjohje nga nxënësit, kolegët e Drejtoria e Arsimit dhe dejtoria e shkollës.
BIOGRAFIA E SYLEJMAN SHABIUT:
Ka lindur më 17 shtator 1951 në Smirë. Më 1958 regjistrohet në klasën e parë, katër vite në Smirë, katër vite në Goshicë. Skollimin e mesëm e mbaroi në Viti, kurse shkollën e lartë në Shkup. Në vitin 1972/73 për herë të parë filloi punën në Skifteraj si arsimtar i Gjuhës Shqipe. Pas një viti vazhdoi në Vërbovc e nga viti 1977 kthehet në Smirë. Arsimari Sylë përvec mësimi u mor edhe me aktiivitete kulturore e sportive. Në vitin 1977 ai zgjedhet udhëheqës i Shoqërisë Kulturo Artistike ‘Jonuz Ramadani’, në Smirë. Ai ishte bashëpunëtor në revistën ‘Filizat’ deri në vitin 1982, për të vazhduar më pas me emrin ‘Jehona’.
Faleminderit arsimtari Sylë!



1 Koment
Urime pensionimin arsimtarit Sylë