Eseja e nxënësit të klasës IX nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, “Dëshmorët e 5 Prillit”, Sahit Salihu nga fshati Smirë, është shpallur më e mira në garën komunale, të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimite Komunës së Vitisë, në shënim të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Juria e përbërë nga prof. Miftar Lala, prof. Vjollca Zejnullahu dhe prof. Sadie Dauti me vendin e dytë e vlërsuan Drin Mehmetin nga shkolla “Dëshmorët e Vitisë”, kurse me vendin e tretë Diana Islamin nxënëse e klasës së IX të shkollës fillore “Bafti Haxhiu” në Viti.
Në këtë garë përfaqësoheshin të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë me nga 3 esetë më të mira.


