-Bekim (Bedri) Idrizi, nuk i njohu disa nga shokёt e klasёs sё tij tё parё nga shkolla fillore, tё gjeneratёs 1976/77, nё Smirё. Ai ishte shpёrngulur me familje nё Ferizaj nё klasёn e dytё dhe qё nga atёherё nuk i kishte parё kurrё mё, shumicёn e shokёve tё tij qё ishin mbledhur tё shtunёn, pёr tё bёrё qejf, nё njё restorant nё periferi tё Vitisё.  Natyrisht aty kishin ftuar  edhe mёsuesin e tyre tё parё, Nazif Hajrullahun. Bekimi i shikonte me radhё dhe mundohej ta kujtonte secilin. ‘Likin (Nexhatin) e kam njohur dhe e kam takuar nё Ferizaj, por nuk e kam ditur qё e kam pasur nё klasё. As Musliun dhe disa tё tjerё nuk i kam parё kurrё mё, kurse me disa kam pasur kontakte dhe jam takuar’, thoshte Bekimi duke tundur kokёn nga habia qё po i shihte ata pas 38 vitesh. Inciativa pёr kёtё mbrёmje kishte rrjedhur nga Besim Rexhepi dhe ishte pёrkrahur fuqishёm fillimisht nga Bekim Idrizi e Agim Agushi dhe pastaj edhe nga  tё tjerёt. Ideja ishte tё mblidheshin tё gjithё shokёt dhe shoqet e klasёs nё njё takim qё synon tё jetё tradicional. Ndonёse nё takim nuk ishin mё shumё se 15 shokё, kjo nuk ishte pengesё pёr tё krijuar atmosferёn e mirё, ngrohtёsinё dhe kёnaqёsinё maksimale.  Vet mёsuesi Nazif u tha se ndihet mirё qё pas kaq vitesh shokёt janё prapё shokё tё mirё dhe e kёrkojnё njёri-tjetrin pёr ta parё e pёr t`u llafosur e kёnaqur nё darkё tё pёrbashkёt. ‘Kam shumё emocioni sepse po mё riktheni nё kohёn kur isha nё vrullin e punёs e ju ishit brezi i tretё i nxёnёsve tё mi. Takimi i gjeneratёs ёshtё njё prej gjёrave mё tё mrekullueshme pёr njeriun. Besoj se kёtё traditё do ta vazhdoni edhe viteve tjera. Njeriu nё moshёn e tretё kur pёrjeton kёsi gjёra tё bukura  prej ish-nxёnёsve tё vet  e ndien veten tё disponuar dhe krenar. Edhe mё krenari ёshtё kur i sheh ish-nxёnёsit qё kanё krijuar karrierё dhe janё bёrё njerёz tё suksesshёm dhe janё nё hap me kohёn dhe jetёn moderne’, ka thёnё mёsuesi Nazif.

Sabit Salihu, nё emёr tё gjithё shokёve i dhuroi mёsuesit tё tyre si kujtim fotografinё nga klasa e parё  me emrat e gravuar nё njё pllakё mermeri. Kurse Bekim Idrizi, iu dhuroi tё gjithёve nga njё CD me kёngё tё lehta tё kёnduar nga vet ai. E mёsuesi u zotua se do t`ia bёjё njё monografi kёsaj gjenerate, e cila do tё jetё gati vitin e ardhshёm nё takimin e radhёs.

Qё mbrёmja tё jetё sa mё e mirё, pёr atmosferёn u kujdesёn Bekim Idrizi e Edon Sahiti nё kitarё si dhe Arsim Bislimi nё violinё e mandolinё, kurse tё ftuar ishin edhe Tefik  Salihu dhe kryetari i Keshillit te fshatit, Afrim Salihu.   Afrimi i pёrgёzoi kёtё gjeneratё pёr kёtё takim duke cmuar gatishmёrinё pёr ta respektuar nёri-tjetrin si njё vlerё e madhe njerёzore qё ёshtё. Ai tha se kjo gjeneratё madje ka dhёnё edhe emra tё njohur sic ёshtё Agim Agushi dhe individё tjerё tё suksesshёm nё jetё.

Nё fund fare mbrёmja pёrfundoi me biseda nga jeta e shkollore dhe fёmijёria e tyre.  E Agim Agushi nuk e la pa performuar me top para shokёe tё tij. Bekim Idrizi, Agim Agushi, Muharremi Idrizi, Besim Rexhepi, Avdyl Demiri, Sabri Ademi Nexhati  Ramadani  Musli Fejzullahu, Sabit Salihu, Mustafё Sejdiu, Bekim Ramadani, Mustafё Ahmeti,  Migjen Arifi, u ndanё  me zotimin se vitin tjetёr do tё takohen sёrish dhe nё numёr mё tё madh me qёllim qё tё mbajnё lidhjet dhe tё jenё nё kontakt me njёr-tjetrin.

2 Komente

  1. bukurie demiri on

    Shume me ka pelqy ky takim i jujaji pa koment ishte,me pelqeu muzika por ma shum takimi.Per msuesin Nazif skam qka flas se ka qene msus shum i mire fjal ska, gjdo gjenerat qe ka percjell ka arrit suksese ,nder ato eshte edhe kjo gjenerat,fale punes msusit sode jan profesora agronoma doktorra. etjer,Ne mesin e tyre e pershedes Avdul demirin agronom.

Leave A Reply