Ështё pёmbyllur me sukses aksioni solidar pёr ndёrtimin e shtёpisё pёr Zeqir Arifin. Nё njё takim tё mbajtur sonte te Beni Impex,  e ku merrnin pjesё komisioni i aksionit, anёtarё tё kёshillit tё fshatit, kontribues e bashkёfshatarё, Arben Ibishi ka prezantuar pёrmes projektorit detajet e aksionit duke shpjeguar  edhe rrjedhёn dhe punёt qё janё kryer. Florent  Ymeri nё emёr tё komisionit,  ka falёnderuar tё gjithё qё kanё ndihmuar qoftё  me mjete financiare apo duke ofruar mjeshtёrinё, material apo shёrbime tjera. ‘Madhёshtia e kёtij aksioni ёshtё se tё gjithё janё lajmёruar vullnetarisht’, ka thёnё Forent Ymeri.

Kryetari i Kёshillit tё Fshatit Smirё, Afrim Salihu, qё ishte prezent, ka pёrgёzuar komisionin nё krye me Florentin dhe tё tjerёt, Jakup Demirin, Selajdin Sylёn, Njazi Fejzullahun, Mentor Ibishin, kurse pёr diasporёn e mrekullueshme Mustafё Ademin, Enver Azemin, Gjenevё, Avdi Bajramin, Irfan Demirin dhe Shkёlzen Imerin pёr Gjermani,  pёr punёn e palodhshme katёrmujore si dhe pёr transparencёn e treguar nё fund tё projektit duke i bёrё publike tё gjitha transaksionet dhe punёt qё janё bёrё pёr kёtё shtёpi.

Vet Zeqir Arifi qё ishte prezent nё takim tha se ndihet mё i gёzuar se kurrё. Ai ka falёnderuar tё gjithё qё ia kanё mundёsuar tё bёhet me shtёpi tё re.

Komisioni vendosi qё t`i ndihmojё edhe familjes sё Hamit Bajramit pёr  meremetimin e shtёpisё me ibёrcuk, laminat dyer dhe komplet banjon.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave A Reply