Nazmi Hasani, nga Smira, ndihej mё i çliruar tё shtunёn pasdite. Shtёpisё sё tij tё re, iu vu gurthemeli dhe ai nuk do ta ketё mё problemin e banimit.  Nuk u bёnё as njё javё qё kur nisi aksioni i bashkёfshatarёve tё tij pёr t`ia ndёrtuar shtёpinё, por tё afёrm e fqinj tё tij, bashkёfshatarё nё Smirё e diasporё si dhe miq, po ofrojnё ndihmё financiare, material e shёrbime.

Sipas kryetarit tё Komisionit tё aksionit, Mentor Ibishi,  aksioni ka nisur mbarё por  duhet shpejtuar, sepse tani po hyjmё nё stinёn e dimrit dhe moti  i keq mund tё vёshtirёsojё punimet.

Vet Nazmiu shprehej falёnderues pёr kёtё pёrkushtim tё bashkёfshatarёve pёr t`i krijuar kushte mё tё mira banimi  pёr familjen e tij.

1 Koment

  1. Hasan .H. Asani on

    Ju lumt o mentor te gjithve juve qe morret ket aksion ju kisha lut shtine naj foto duke u punuar faleminderit për mirkuptim.

Leave A Reply