Shifrat janё pёrfundimatare. Nё vitin 2014,  nё Zvicёr janё vjedhur 40.881 biçikleta,  qё ёshtё njё rritje prej 9%  pёr njё vit. Nёse kjo thjeshtёsohet akoma, i bie qё çdo ditё vidhen nga 111 biçikleta.

Trendi ёshtё shqetёsues midis hajnave ordinerё dhe bandave tё organizuara.  Aq mё tepёr qё shkalla e dёnimit tё kёtyre delikteve ёshtё e  ulёt:  Ajo ёshtё pak mё shumё se 2 %.

Në disa kantone Neuchatel dhe Fribourg,  ka shumë pajisje virtuale pёr tё paraqitur ankesa. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Pra çka tё bёhet? Tё pёrdoret njё dry pёr tё parandaluar vjedhjen?   Po, thonë profesionistët dhe shoqatat e industrisë , me kusht që ai është i një cilësie të mirë dhe  është i bashkangjitur në një element të ngurtё. Por, kjo nuk ёshtё zgjidhja e vetme. Sot ka njё mori pёrgjigjesh pёr hajnat. Sistemi elektronik, stacione të biçikletave dhe madje edhe prototipe që premtojnë  revolucionarizimin  e industrisё. Secila biçikletё pёrmban njё numёr nё kornizёn e saj. Ai ёshtё i rёndёsishёm pёr ta bёrё regjistrimin dhe identifikimin e tyre. /lematin.ch/

 

Leave A Reply