Shoqёrisё  Kulturore Artistike ‘Jonuz Ramadani’, nga Smira i ka ardhur ftesa zyrtare pёr tё marrё pjesё nё Festivalin X Ballkanik tё Folklorit, qё do tё mbahet prej 4 deri mё 13 shtator nё Bursa tё Turqisё.

Nё kёtё ngjarje tё madhe kulturore, anёtarёt e shoqёrisё smirase  do tё kenё disa paraqitje  krahas  grupeve tjera muzikore nga Bullgaria, Turqia, Bosnja e Hercegovina, Shqipёria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevёs e vende tjera.

Udhëtimi i SHKA ‘Jonuz Ramadani’ në këtë festival është mbështetur nga Komuna e Vitisё.  Mirёpo, duhen akoma mjete financiare pёr ta realizuar kёtё udhёtim. Tё gjithё ata qё dёshirojnё tё ndihmojnё kёtё mund ta bёjnё nё llogarinё bankare tё shoqёrisё nё nr. 17-02-0016000297.14 nё Bankёn NLB.

 

Leave A Reply