Pas njё sёmundje tё gjatё, ka ndёrruar nё mesnatё, jetё nё Shkup, Dr. Sami Ibrahimi. Ai ka lindur nё Smirё por bashkё me familje ishte shpёrngulur nё Shkup.
Dr. Samiu ishte ndёr personalitetet e njohura dhe tё rёndёsishme. Ka punuar si profesor i Gjuhёs Angleze nё Fakultetin Filologjik nё Universitetin e Prishtinёs, ka qenё profesor nё Universitetin Stetёror tё Tetovёs, njё kohё ishte deputet i Parlamentit tё Maqedonisё, pastaj ambasador i kёtij shteti nё Kopenhagё tё Danimarkёs, por ka pasur edhe poste tjera me rёndёsi nё jetёn publike.
Varrimi ёshtё caktuar pёr sot mё 21 korrik 2015, nё Varrezat e Butelit nё Shkup, pas namazit tё Drekёs qё do tё bёhet nё Xhaminё e re tё Çairit.
E pamja do tё hapet nё afёrsi tё Xhamisё nё Rr. ‘Pavle Iliq’, nr. 2-Hyrja 1. Kati i 2, nё Shkup.
Ngushёllime familjeve Ibrahimi e Fejzullahu dhe tё afёrmve tё ndjerit!
6 Komente
Ngushllime Familjes Ibrahimi
Ngushllime Familjes Ibrahimi
Ngushllime familjes Ibrahimi te ndjerin Samiun Zoti e shperbleft me xhenet.
Ngushlime familjes Ibraimi te ndjerin Zoti e shperbleft me te mirat e botes Amshueshme aminn…
Ngushllime familjes Ibrahiti, Zoti e shperbleft me XHENET.
Ju shpreh ngushellimet e mia per humbjen e njerit nga figurat e shquara te fshatit Smire, Sami Ibrahimi. Ngushellime familjes Ibrahimi dhe i perjetshem qofte kujtimi i tij.