Agim Agushi dhe Leotrim Agushi, sot nga ora 18:00, do të provojnë në Viti, të thejnë rekordin botëtor të Guinness në “Mbajtje të topit me kokë në çifte”.
Në qendër të Vitisë, spektakël i përkrahur nga kryetari i komunës z. Sokol Haliti dhe drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e drejtuar nga Kaltrina G. Sylejmani.
Përkrahje e jashtëzakonshme edhe nga familja Xhaka, Granit e Taulant Xhaka si dhe z. Ragip Xhaka, që po e mbështesin këtë aktivitet të madh.
Në Viti vjen edhe komisioni nga Londra i deleguar nga Rekordet Guinness, që do të çertifikojë rezultatin e arritur.
Rekordi aktual mbahet nga një çift suedez diku në kohëzgjatje prej 13 minutash.