Smirasit po tregojnё ‘nervin’ e tyre organizativ dhe po dёshmojnё se janё shembull i aktivizmit qytetar. Pёr vetёm pesё ditё, siguruan rreth 9500 euro dhe rreth 3500 Sfr si dhe material dhe shёrbime, pёr t`ia ndёrtuar shtёpinё e nevojtarit Zeqir (Sali) Arifi.
Pёrveç kontributit tё madh tё bashkёfshatarёve nga Smira dhe diaspora, aksionin e iniciuar nga Kёshilli i Fshatit, po e ndihmojnё edhe vullnetmirё e miq tё smirasve nga vende tjera, si Vitia, Radivojci, Vёrbani, Remniku, Sllatina e Ulёt, Sadovina e Jerlive, Gёrmova, Begunca, pastaj nga komunat Ferizaj, Kumanovё, Lipjan, Gjilan, Shkup, Fushё Kosovё, Kaçanik.
Mirёpo, pёr tё mirё kanё befasur edhe disa shtetas tё huaj, qё punojnё apo njihen me smiras nё diasporё, tё cilёt e kanё mbёshtetur kёtё vepёr humanitare, tё smirasve, si: Mario Guntzel me qёndrim nё Gjermani, Atalai Bal nga Turqia, Riadi Hasani nga Tunizia, Biter Stlefi nga Franca dhe Kazano Andrej nga Moldavia, katёr tё fundit me qёndrim dhe punё nё Gjenevё.
Kёshilli i Fshatit Smirё i falёnderon tё gjithё qё kontribuan deri mё tani, bashkёfshatarёt tanё kudo qё janё si dhe miqtё e tyre nga komuna tjera e shtetas tё huaj.