Smira po ecёn pёrpara me mёnyrёn e jetёs dhe me koncepte avangarde tё  funksionimit si komunitet. Flaka Salihu, nxёnёse e klasёs sё VI 1 dhe Shkumbin Ahmeti, nxёnёs i klasёs sё VIII 2, e kanё hapur zyrtartisht  fushёn e improvizuar tё tenisit nё Shkollёn e Mesme tё Ulёt ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, nё Smirё, donacion i portalit www.fshatismire.com.  Ata e patёn fatin qё tё parёt ta luajnё kёtё sport nё Smirё.

Arsimtari i Edukatёs Fizike Shaqir Ibrahimi ka thёnё se kjo ёshtё ditё e vecantё pёr fshatin dhe shkollёn, sepse po promovohet njё vlerё e re, tё cilёn ndoshta  e kanё as qytetet e Kosovёs.  ‘Ёshtё shumё e vlefshme kjo qё po ndodh sot pёr herё tё parё nё Smirё. Tenisi ёshtё sport  atraktiv i cili i zhvillon reflekset, prandaj besoj shumё qё nxёnёsit do ta shfrytёzojnё nё maksimum nё bazё tё kushteve dhe mundёsive pasi qё ёshtё sport mё i vecantё dhe individual dhe kёrkon kushte tjera. Sidoqoftё, ne edhe me planprogram  shkollor e kemi lojёn e tenisit kёshtu qё nxёnёsit do tё kenё rastin edhe tё argёtohen por edhe tё shtojnё njohuritё pёr kёtё sport jo shumё tё popullarizuar  tek ne’, ka thёnё Ibrahimi.

Udhëheqja e shkollës e ka falёnderuar, stafin e portalit për një donacion të tillë. ‘Falë kësaj fushe tё improvizuar nxënësit e shkollës sonë do të kenë mundësi ta zhvillojnë edhe këtë lloj sporti. Urime nxënës!’, ka shkruar udhёheqja e shkollёs nё statusin e shkollёs nё Facebook.  Ndryshe pёr ta bёrё fushёn tё gatshme kanё kontribuar me punё vullnetare edhe stafi i shkollёs.

Nё pёrurimin e fushёs sё tenisit nё Smirё morёn pjesё  nxёnёs, udhёheqёs tё fshatit dhe tё rinj tё interesuar pёr kёtё sport.  Shumica prej tyre  patёn rastin edhe  tё luajnё ngapak dhe ta provojnё ndjenjёn e mirё dhe kёnaqёsinё qё ofron tenisi. Me gjasё ky sport atraktiv u pёlqeu tё gjithёve dhe pyetja e tyre ishte: ‘Kur po dalim prapё?’

Leave A Reply