Besimtarët e Smirës nuk do ta kenë më hallin e ujit. Ata mund të përdorin tash pusin e xhamisë së fshatit, të cilin e ka financuar vet mërgimtari Ismet Elezi. “Ismeti i ka dërguar 1000 franga zvicerane nga Zvicra për këtë qëllim. Haxhi Elezi m`i solli paratë para pak ditësh dhe të njëjtën ditë edhe e hapëm pusin, kështu që xhamia u bë me ujë të mjaftueshëm brenda ditës.

Pusi është i thellë 18 metra, kurse 11 metra është me ujë”, tregon Ismajlhaki Zuka, i cili gjatë verës ka udhëhequr aksionin dhe punët për renovimin komplet të xhamisë.

Këtë përkushtim të Ismetit e ka përshëndetur imami i fshatit, Mulla Gafur Ramadani. “Në emër të xhematit e falënderoj nga zemra Ismetin për këtë donacion. Na ka lehtësuar shumë kryerjen e reiteve fetare, sepse dihet që kemi pasur probleme me ujë dhe nuk kemi pasur sasi të mjaftueshme. Tash jemi rehatu. Zoti e shpërbleftë Ismetin dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë si ai”, tha Mulla Gafurri.

Deri tani xhamia e fshatit është furnizuar me ujë me rënie të lirë, prej burimeve nga mali, por nuk ka pasur sasi të mjaftueshme, ose ka pasur shpesh ndërprerje, për shkak të dëmtimit të gypave të ujit.

Leave A Reply