
Pas festimeve të nxehta, për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, gjithandej ku jetojnë shqiptarët, pra edhe në Kosovë dhe Smirë, erdhi dimri i ftohtë dhe me borë. Mirëpo, atmosfera festive, nuk është zbehur krejtësisht. Flamujve kombëtar kuq e zi, të vendosur për nder të këtij përvjetori, kudo nëpër qytete e fshatra, veç sa u është shtuar bukuria, në sfondin e bardhë që ka mbuluar mbrëmë dhe sot, pothuaj gjithë vendin. Të tillë janë edhe në hyrje të Smirës. Kjo pamje është bërë sot në mëngjes dhe është dërguar në webfaqe nga Isuf Zuka.