Në një rast tjetër, në vigjilie të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Agimi, u nderua me mirënjohjen “Sportist i jashtëzakonshëm”, nga kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi.
Profesori i matematikës dhe sportisti e aktivisti i dalluar, Agim Agushi, siç dihet tashmë, është pronar i disa rekordeve botërore në zhonglim me top futbolli.
Mirëpo, ai nuk pushon dot. Kohët e fundit është duke punuar në realizimin e një spoti televiziv, në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës dhe është duke u përgatitur për rekorde të reja. Për këto do t`ju njoftojmë së shpejti.