Në hyrje të Varrezës së Bjeshkallavës, kanë nisur punimet për ngritjen e monumentitn përkujtimor kushtuar të rënëve në masakrën e vitit 1912 në Smirë dhe në periudhat e mëvonshme. Fehmi Ramadani, njëri nga iniciatorët e këtij aksioni thotë për portalin tonë se punët do të kryhen shpejt dhe përurimi i

monumentit pritet të bëhet nga mesi i muajit. “Ky është vetëm bazamenti. Do të kryhen edhe elementet tjera: pllaka me emrat e të rënëve dhe dëshmorëve dhe elementet tjera. Kemi menduar që ceremoninë ta bëjmë më vonë kur kemi më shumë bashkatdhetarë në fshat, por për shkak të muajit të Ramazanit jemi detyruar ta bëjmë më herët. Ne nga burime tona kemi mbledhur shenime aq sa kemi mundur sa i përket emrave të të masakruarve më 1912, por akoma nuk janë të gjithë emrat, sepse supozohet se ka pasur mbi 80 veta. Disa janë vrarë në Bjeshkallavë, e disa nëpër fshat”, thotë Fehmi Ramadani.

Sipas tij, tani do të formohet një komision që do të merret me organizimin e ceremonië së përurimit që do të ndodhë pas dy javësh. Ai poashtu bën thirrje për mbledhjen e mjeteve financiare sepse akoma nuk është siguruar fondi i mjaftueshëm për këtë qëllim.

Leave A Reply