“Kompleksi do të përmbajë, vendin ku do të varrosen mbetjet mortore të Xukë Zukës, Bajram Ahmetit dhe Sahit Goranit, të cilët janë të varrosur në një parcelë private në vendin e rënies në Sojevë të Ferizajt. Lapidarin prej çeliku me tri harçe me dimensione 7.4 m të larta dhe 6.1 m të gjëra. Pjesa kryesore do të jetë e shtruar me mermer kurse do të ketë edhe kubëza betoni. Jashtë kompleksit do të mbillen drunj dekorativ dhe ulëse. Pra do të jetë një monument i kompletuar edhe me elemente tjera të arkitekurës”, thotë Isuf Zuka.
Sipas tij, është përzgjedhur edhe një opsion se si do të duket monumenti. Përmbajtjen e tij Zuka e ka shpjeguar në këtë mënyrë:
1. Është konstrukcion i çelikut- paraqet fuqinë e çeliktë që kishin për luftë.
2. Janë tri harqe të lidhura mes vete-paraqet besën që thuhet se kanë lidhur mes vete për luftë deri në vdekje. Dhe të tre janë varrosur në një varr të përbashkët në një arë.
3. Konstrukcioni është në formë të plisit.
4. Paraqet lindjen e diellit para 100 viteve kur filloi lufta kundër serbëve për lirim të trojeve shqiptare pas tërheqjes së Osmanëve.
Inaugurimi i përmendores në Bjeshkallavë tashmë në përfundim e sipër dhe i Memorialit në hyrje të fshatit është planifikuar të bëhet në një datë, më 13 tetor 2012, ku do të ftohen përfaqësues nga nivelet më të larta të shtetit, të komunës të dy fshatrave Smirë e Gërmovë, nga diaspora si dhe historian e personalitete e qytetarë të shumtë.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për Memorialin në hyrje të fshatit, këtë mund ta bëjnë përmes llogarisë bankare 17-00-0100002983.93, në Bankën NLB Prishtina, Rr. “Adem Jashari”, Viti-Kosovë. Personi: Isuf Zuka, Smirë-Viti. Për ndërtim të lapidarit 1912. Ose nga jashtë Kosovës në llogarinë bankare 17-00-0100002983.93 në NLB Prishtina Str. “Rexhep Luci” 5, Prishtinë, Kosova. SWIFT CODE; NLPRRS22 Beneficiary name; ISUF ZUKA F,sh,Smire viti-Kosove IBAN:SI56029130253418174 Payment for: Work Iron Link 1912.
BIOGRAFIA E XUKËS, BAJRAMIT DHE SAHITIT
Sipas shënimeve që na ka dërguar Isuf Zuka, Xukë Zuka dhe Bajram Ahmeti ishin të moshës rreth 55 deri 60 vjeç dhe rrjedhin nga familje te pasura të fshatit Smirë. Sahit Gorani nga Gërmova gjithashtu ishte i moshës 55 vjeçare dhe ishte poashtu nga familja relativish e pasur. Këta tre patriotë ishin shokë mes veti, gjithashtu ishin si udhëheqës të fshatrave. Ata gjatë gjithë historisë ishin kundër pushtuesve dhe njiheshin si njerëz që kishin lidhje të ngushta me luftëtarët e njohur si: Bajram Curri, Idriz Seferi e shumë të tjerë.
Pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga trojet tona, Ushtria serbe kishte depërtuar në Kosovë dhe po vriste civilë shqiptarë si dhe po digjte e shkatërronte pronate e tyre. Me të marr lajmin banorët e Smirës ishin tubuar në qendër të fshatit, te kroi, dhe ishin betuar se të gjallë nuk do të lejonin depërtimin e hordhive serbe në fshat. Aty kanë qenë edhe Xuka dhe Bajrami, të cilët u armatosën, u përshëndetën me bashkëfshatarët dhe bashkë me shokun e tyre nga Gërmova, Sahit Goranin u nisën me kuaj për t`ju bashkuar luftëtarëve tjerë nga Ferizaj dhe rrethina, por kishte edhe luftëtarë nga fshatra tjera të komunës së Vitisë. Ata kishin për qëllim që të ndalonin Uhshtrinë serbe që të mos vazhdonte me vrasje, djegje e shkatërrime në fshatrat e Anamoravës, të cilat i kishte filluar në fshatrat e Ferizajt. Në këtë Betejë, bashkë me 37 luftëtarë tjerë, në Sojevë u vranë edhe Xuka, Bajrami e Sahiti.
Thuhet se nipi i Smirës Mixha Hysen nga Sojeva i mbijetoi masakrës dhe me shpejtësi filloi të njoftonte popullatën e kësaj ane duke bërtitur me të madhe që të iknik dhe t`i lëshojnë vendbanimet, pasi serbët po bënin vrasje e djegie. Ai kishte vajtur nëpër të gjitha fshatrat, por askush nuk i kishte besuar për atë që thoshte. Pas rënies heroike të Xukës, Goranit, dhe Balës, Ushtria serbe çetnike depërtoi në viset e Anamoravës, ku masakroi popullatën e pafajshme, pothuaj në të gjitha fshatrat si: Trestenik rreth 70 veta ,Vërban rreth 60 ,Goshicë rreth 60 , Smirë rreth 80 dhe përfunduan në Kabash dhe Lubishtë poashtu duke vrarë dhjetëra banorë.
Historia i kujton këta trima, kurse koha kur vepruan do të mbetet e pashlyer për Sojevasit dhe tërë Kosovën