Gresa_BekteshiGresë (Ismail) Bekteshi nga Smira, nxënëse e kl. XII-3, drejtimi Shkencat natyrore, në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, ka dalë e para në testin e maturës në komunën e Vitisë.

Ajo, arriti rezultatin më të mirë, në testin kombëtar, që u mbajt në fund të qershorit, duke tubuar më

së shumti pikë nga të gjithë maturantët e komunës së Vitisë, gjithsej 170, nga 200 sa janë pikët maksimale.

 

Gresa deri tashti ishte edhe kryetare e Këshillit të nxënësve të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”.

Ajo është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Përgjithshme dhe ka treguar rezultate të larta në provimin pranues, duke u bërë njëkohësisht femra e parë në fshatin Smirë që arrin të regjistrohet në këtë fakultet.. 

Leave A Reply