DSCN2769Siç e dini Rona do të jetë artistja e parë kosovare që do të shkel skenën e madhe të Eurovizionit. Me datën 22 maj, në gjysme finalen e parë ajo do te përfaqëson shtetin shqiptare me këngën e saj ‘Suus’ në Eurovizion që mbahet këtë vit në Baku.

 

 

 

Gjate këtyre ditëve ajo ka vizituar disa shtete në Evrope për të promovuar këngën e saj dhe vikendin e kaluar ajo ishte në Amsterdam për të marrë pjesë në një koncert shumë të madh ‘Eurovizion in Concert’. Gjate kësaj vizite në Amsterdam, Rona ka dërguar një përshëndetje speciale për banorët e fshatit Smirë.

Bashkë vendasi ynë Gafurr Sahiti ka  asistuar Ronën në këtë koncert dhe ka raportuar për disa media.

Klikoni në linkun poshtë për të shikuar  pershendetjen e Ronës për Smirën.

http://www.youtube.com/watch?v=h7n5eHso3qM

Fshati Smirë i dëshiron· Ronës sukses në “Eurosong 2012”!·

Lajmi është dërguar nga Gafurr Sahiti përmes rubrikës Dërgo INFO.

Leave A Reply