është diskutuar për për projekte konkrete që janë zgjedhur si më të përshtatshmet për t`u realizuar në fshat, ndonëse prioritetet janë tjera, por janë shumë më të kushtueshme. Administratori i Smirës, Bekim Azizi, pasi u shpreh falënderues për këtë interesim të FIQ-it, tha se gjatë këtyre ditëve është konsultuar me ekspertë dhe njerëz dhe ka bërë paramasat apo parallogaritë e disa projekteve si psh. të ndriçimit publik në fshat, të fushës së shkollës etj. “Natyrisht, siç jemi marrë vesh edhe në takimin që e kemi mbajtur bashkë para një jave, ne do të propozojmë disa projekte dhe pastaj të shohim sa prej tyre mund t`i kryejmë me këto mjete dhe me mjetet që do të mblidhen nga banorët e fshatit. Besoj se bashkëpunimi nuk do të mungojë dhe këto përpjekje tona do të kurorëzohen me sukses”, tha administratori Azizi.
Ing. Flamur Hajrullahu ka prezantuar para të pranishmëve paramasat (kostot) për disa projekte që janë diskutuar takimin e kaluar, siç janë:
Emri i projektit |
Kosto: |
Përshkrim: |
|
1 |
Ndriçimi publik |
4700 € |
Vendosja e poçave në shtyllat ekzistuese të rrymës |
2 |
Ministacione për autobus |
2550 € |
Vendosja e 3 stacioneve pritëse te Pompa “Darda Dea” te rruga e Drobeshit dhe përballë NPT “SMIRA” |
3 |
Shtegu për nxënës në oborr të shkollës |
3600 € |
Ndërtimi i një shtegu për nxënës prej derës së hyrjes, mes dy fushave deri në hyrjen e shkollës me kubëza betoni. |
4 |
Dollapët për libra nëpër klasë |
4080 € |
Ndërrimi i dollapëve nëpër klasa për vendosjen e librave dhe gjërave tjera për nxënës. |
5 |
Perdet në anën e përparme të shkollës |
710 € |
Vendosja e perdeve në dritare në anën e përparme të skollës për të penguar diellin dhe për të shmangur dekoncentrimin e nxënësve që vie ng oborri. |
Zëvendësdrejtori i Forumit për Iniciativa Qytetare-FIQ, Nazim Haliti, u shpreh i inkurajuar me punën që ka bërë ekipi i fshatit dhe propozoi që këto 5 projekte që në total kushtojnë mbi 15 mijë euro të mbeten si opsione për t`u jetësuar, porse sipas tij edhe komuniteti është mirë të përfshihet në to. “Ne do të sigurojmë 5000 euro, kurse kësaj shume do t`i shtohen edhe mjete të tjera që do të sigurohen nga komuniteti juaj, në mënyrë që të arrijmë të realizojmë sa më shumë prej projekteve që u propozuan”, tha Haliti.
Të pranishmit u morën vesh që nga 1 maji të nisin një fushatë dyjavore për promovimin e këtyre projekteve dhe për mbledhjen e fondeve për to. Pastaj do të shikohet sa mjete financiare do të mblidhen nga fshati dhe diaspora, në mënyrë që llogaritet sa projekte mund të mbulohen. Poashtu gjatë javëve në vazhdim do të organziohet edhe një aksion për pastrimin e ambientit.
Një takim tjetër do të mbahet prapë sipas nevojës, kurse realizimi i njërit apo disave nga projektet e përmendura do të bëhet së shpejti. Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, ka tri programe: Sundimi i Ligjit, Filantropia dhe Programi i Granteve që mbështet projektet për mjedis dhe qytetari aktive.