Një nxënëse e klasës së parë të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”,  ka marrë sonte lëndime të lehta trupore, në një aksident trafiku në rrugën kryesore të fshatit Smirë. Sipas dëshmitarëve okularë, ajo teksa po truponte rrugën, pasi kishte zbritur nga autobusi, pak pas orës 16:00 është goditur nga një veturë Opel, që në atë moment po tejkalonte autobusin, tek pika e karburantit “Darda Dea”.

 

Nga familjarët mësuam se gjendja shëndetësore e vajzës është stabile. Ajo ka vetëm shtypje në këmbë dhe pas trajtimit në Spitalin e Gjilanit dhe është lëshuar menjëherë në shtëpi.
Policia po i bën hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Nuk janë dhënë identiteti i vajzës së lënduar dhe as shoferit të veturës.

Leave A Reply