shoferët që kanë merak t`ju japin më shpejtë makinave. Me vendim të Drejtorisë komunale të Inspektoratit në Viti, prej Drobeshit deri në qendër të Smirës, janë fiksuar 3 pengesa të tilla.
Pas asfaltimit dhe zgjerimit të rrugës, vitin e kaluar, shoferët u joshën që t`i ngasin më shpejtë veturat. Mirëpo, ky vendim i autoriteteve kompetente, që ka ndryshuar qarkullimin në këtë aks rrugor, ka ngjallur debate në fshat. Disa, e kanë mirëpritur vendosjen e pengesave, kurse disa të tjerë kanë qenë kundër vendosjes së tyre.
Ndryshe, në muajin prill të këtij viti, Rr. Azizi, 6-vjeç, nga fshati Smirë, pati thyer njërën këmbë dhe pati marrë lëndime në kokë, në një aksident trafiku në rrugën kryesore, para shtëpisë së tij, përballë auto-mekanikut “Zeka”. Kurse, dy javë më vonë, tre veta u lënduan në një aksident tjetër, te varrezat e fshatit. Edhe para një muaji ka pasur një aksident në rrugën kryesore, por nuk ka pasur të lënduar.