Vetëm puna i pengon njerëzit që të mos mendojnë për gjëra të këqija.

Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh – (Spenser)

Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar- (Naim Frashëri)

Me mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, sesa të mos luftosh asnjeherë – (Hegel)

“Mendjet e medha diskutojne idete, mendjet mesatare diskutojne ngjarjet, dhe mendjet e vogla diskutojne njerezit…”

 

Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.

Edhe bari i njome digjet neper te thate.

I talluri, te tall.

Jeto sikur do te vdesesh neser dhe meso sikur do te  jetosh gjithmone.

Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh-perpjete.

Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.

Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe..

Me mikun ha e pi, por tregti mos bej.

Mos u mundo te nxjerresh dhjame nga pleshti.

Mos shiko gunen, po shiko punen.

Nuk ngopet ariu me miza.

Peshku ne det, tigani ne zjarr.

Rri shtrember e fol drejt.

S’ behen petullat me uje.

Shtri kembet, aq sa ke jorganin.

Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.

Fatkeqesia me e madhe eshte humbja e shpreses.

Fati ndihmon te guximshmit.

Fjalen, sa e ke ne goje, e ke robin tend, kur te del nga goja, behesh rob i saj.

Here me hiri her me pahiri, disa here gabon edhe i miri.

Kur nuk te do nje lagje, fajin kerkoje te vetja.

Kur hyn borxh, rron me djersen e te tjereve.

Lufta provon trimin, zemerimi te diturin dhe fatkeqesia shokun.

Mesuesi me i mire eshte pervoja.

Njeriu meson te flase shume shpejt, ndersa te heshte shume vone.

Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.

Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall

Ajo qe s’arrihet, duket me e embel

Ajo qe s’te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve

As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq

Atje ku thone se ka dredheza shume, merre shporten e vogel

Barren e kalit mos ia ngarko gomarit

 

 Njeriu duhet te perpiqet te mesoje çdo gje, jo te tregoje veten e tij.

Personi qe do ti, nuk e ka asnje te mete. Fillo te mos e duash, pa shih sa te meta ka.

Thjeshtesia e nje gruaje eshte me e vlefshme se stolite e te gjitha grave te botes.

Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk eshte bisede, eshte grindje.

Te flasesh pa menduar, eshte si te zbrazesh pushken pa e vene ne shenje.

Liria eshte thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s`ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa uje.

Mos iu afro atij qe nuk te pret mire, ruaju te mos e merzitesh ate qe te nderon.

Mos iu gezo nje te mire te atij qe te ka bere njeqind te keqija dhe mos iu hidhero nje te keqeje te atij qe te ka bere njeqind te mira.

Njeriut te drejte shume rralle i plotsohen deshirat, por gjithmone eshte i sigurt dhe i qete.

Ne qofte se eshte lumturi te duhesh, eshte lumturi me e madhe te duash.  

 

 

Plak je atëherë, nëse të kaluarën e përkujton më me kënaqësi se të ardhmen. (John Knittel)

Asgjë nuk të plakë aq shumë sa tentimi i përhershëm të mbetesh i ri. (Robert Mitchum)

Siç pleqtë këndojnë, fëmijët fishkëllojnë. (proverb gjerman)

Njeriun e njeh në Pazar (proverb gjerman)

Amerika është shumë e madhe për ëndërra të vogla (Ronald Regan)

Fillimi i mbarë është gjysma e punës (proverb gjerman)

Peshqit zihen me grep, njerëzit me fjalë. (proverb gjerman)

Sulmi është mbrojtja më e mirë (proverb gjerman)

Frika është këshilltar i mirë, është natyrale dhe shton zgjuarsinë. (Henning M. Beier)

Asnjë atlet të madh, se shtyen dëshira për fitore, por frika të mos dështojë. (Charles Barkley)

Në pyetje të shpejtë përgjigju ngadalë. (proverb gjerman)

Nëse do një përgjigje të mençur, pyet me mend.

Kërko shumë nga vetëvetja, prit pak prej të tjerëve. Kështu kursen zemërimin. (Konfuzius)

Mësimi pa menduar është kot; të mendosh pa mësuar është rrezik. (Konfuzius)

 

Më mirë është të ndezim një dritëz të vetme të vogël, se të mallkojmë errësirën. (Konfuzius)

Leave A Reply