Këshilli i Fshatit Smirë ua uron të gjithë besimtarëve muajin e Ramazanit, me dëshirën që paqja, solidariteti, e respekti të mbizotërojnë në familjet e secilit.
“Besimtarët myslimanë sot janë zgjuar agjërueshëm. Dëshirojmë të shpresim gjithë konsideratën për këtë përkushtim, në muajin e sakrificës dhe të solidaritetit. Muaji i bekuar i Ramazanit, do të na shërbejë të gjithëve që të tregojmë dhe dëshmojmë se vlerat shpirtërore dhe njerëzore janë ta pazëvendësueshme. Urojmë që këtë muaj ta kalojmë sa më mirë që është e mundur e në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, në kohën e vështirë me pandemi, kur solidariteti e mëshira duhet të jenë akoma më të theksuara. Agjërim të lehtë!”, thuhet në urimin e Këshillit të Fshatit Smirë, të dërguar nga kryetari Tajar Hyseni.


