Familjarë e të afërm i bënë nderime sot në Smirë, Ramadan Beratit, në 21-vjetorin e vrasjes së tij nga forcat (para) ushtarake-policore serbe. Ai, pikërisht më 15 prill të vitit 1999, pati marrë plagë vdekjeprurëse nga mjete të forta në një ofenzivë serbe në lagjen e tij. Atë ditë u rrahën dhe keqtrajtuan edhe shumë smiras të tjerë, kryesisht të pjesës lindore të fshatit.


