Dyzet (40) familje janë ndihmuar me patate dje, kurse sot me nga një pako ushqimore dhe me patate janë ndihmuar edhe tridhjetë (30) familje të tjera, në Smirë. Këto të mira materiale janë siguruar nga Komuna e Vitisë përmes donatorëve të ndryshëm, kurse janë shpërndarë nga Këshilli i fshatit. Kryetari i këtij këshilli, Tajar Hyseni, ka falënderuar të vullnetmirët si dhe institucionet komunale për këtë kujdes, në këtë kohë kur përveç rasteve sociale, janë shtuar edhe raste të tjera në pamundësi për të punuar, shkaku i gjendjes me pandeminë e gripit.


