Ndonëse në rrethana të pafavorshme për Kosovën dhe gjithë njerëzimin, për shkak të gjendjes emergjente të shëndetit publik nga pandemia, dëshmorët e Smirës, të rënë më 5 prill të vitit 1999, po nderohen dhe kujtohen me pietet.
Familjarët, bashkëluftëtarët, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Këshilli i fshatit, përfaqësues të shkollë, bënë homazhe në vendin e rënjes, tek lapidari në Smirë si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti. Aty homazhe iu bë edhe nga inatitucionet komunale, Policia e Kosovës, organizatat e dalanga lufta dhe qytetarë të tjerë.

Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu e Ylvi Demiri, janë ngritur në piedestal duke mos menduar për veten, por duke e vënë jetën në shërbim të atdheut e interesin e kombit përmbi çdo gjë tjetër.
Ata ranë njëzetenjë vite më parë, në ofenzivën e ushtrisë pushtuese serbe.
Kombi sot iu është mirënjohës për kontributin atdhetar dhe sakrifcën për liri.
Sot shkolla e fshatit me krenari mban emrin e tyre “Dëshmorët e 5 Prillit”, e poashtu atyre u janë ngritur lapidar, u janë kushtuar vargje, poezi, këngë, valle e vepra tjera. Kështu do të mbeten përgjithmonë të paharruar dhe të nderuar në zemrën dhe mendjen e secilit.
Manifestime në përvjetori i 21-të të rënies së tyre, nuk do të mbahen për shkak të gjendjes së krijuar me Virussin Korona.

Lavdi Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu e Ylvi Demiri!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë!

Leave A Reply