Vêllezërit smiras Mustafë dhe Arton Ademi me qëndrim në Gjenevë, janë solidarizuar me situatën e krijuar pas përhapjes së pandemisë me Koronavirus.
Ata, në koordinim me Këshillin e Fshatit, kanë mbështetur 11 familje me pako ushqimore në Smirë, që kanë më shumë nevojë, sidomos në këtë kohë të izolimit, kur furnizimi është vështirësuar.
Këshilli i fshatit ka falënderuar vëllezërit Ademi për këtë kujdes për njerëzit tanë të cilët kanë nevojë për mbështetje.


