Vogëlushi Yll (Hasim) Idrizi, katër vjet e gjysmë, nga Smira e Vitisë, ka nevojë për ndihmë pasi vuan nga sëmundjet si probleme me kokë epilepsi, me shikim (sytë). Familjarët janë duke kërkuar ndihmë për shërimin e tij.
Mjekët kanë rekomanduar të dërgohet për shërim në Turqi, por familja nuk mund t’i përballojë harxhimet, për shkak të gjendjes ekonomike.
Familja e Yllit bën lutje që t’i ndihmohet për shërimin e tij sa më të shpejtë, duke kontribuar me mjete financiare, gjithkush sipas mundësisë.
Ata që shprehin vullnetin për të ndihmuar, mund ta kontaktojë personalisht babanë e Yllit, Hasimin apo të derdhin mjetet në gjirollogarinë e hapur për vogëlushin në Raiffeisen Bank.
Numri i llogarisë: 1507021001822615
Tel: 046118637
Tel: 046115210


